Deputeti i PD ka një paralajmërim për Ruçin: Kujdes, nuk të…

0
189

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka komentuar përplasjen e ndodhur sot në seancën plenare mes deputetit Flamur Noka dhe kryeministrit Edi Rama, që përfundoi me përjashtimin e Nokës nga punimet e Kuvendit.

Në studion e Report Tv, deputeti Boçi akuzoi Kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa tha se vazhdon të përdorë pjesën e mbështetjes, me puthje e përqafime me të vetët, dhe godet opozitën, duke paralajmëruar se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet më.

“Gramoz Ruçi vazhdon të përdorë pjesën e mbështetjes, puthjes e përqafimit me të vetët, duke goditur opozitën. Kjo sjellje nuk duhet toleruar”, tha deputeti.

Më tej, ai shfajësoi veprimin e Nokës në sallën e Kuvendit, kur i zgjati dorën kryeministrit Rama, teksa ky i fundit fliste në foltore, duke thënë se kjo nuk tregon asgjë.

“Edhe unë po zgjas dorën në këtë rast dhe kjo nuk tregon asgjë. Të ankohet kryeministri se i paska zgjatur dorën … unë e di se ai është pak ‘trim’”, shtoi Boçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here