Atentat me armë zjarri, qëllohet ndaj një makine

0
148

Një atentat me armë ka ndodhur në fshatin Bruç të Matit, ku është qëlluar ndaj një makine. Në makinën tip ‘Volksvagen’ udhëtonte i vetëm 42-vjeçari me inicialet Dh.Ll., i cili nuk ka pësuar lëndime.

Ngjarja

Rreth orës 10.55, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat ka dhënë alarmin një telefonatë se në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes forcat e Policisë Mat dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se :

Në  fshatin Bruç, në kufi me Mirditën nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri  në drejtim të automjetit Volkswgen me targa AA 686 BF,  që drejtohej nga  shtetasi Dh.Ll, 42 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit levizte i vetëm me automjet, dhe  nga të shtënat  nuk ka marrë asnjë lëndim.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.

Forca të shumta policore  kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor  ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here