Përplasje të forta në gjyqin e Shullazit, ja çfarë ka ndodhur

0
138

Ka nisur me debate të forta dhe përplasje, seanca e sotme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Debatet kanë nisur ndërmjet biznesmenit dëshmitar i mbrojtur, Ylvi Beqja me noteren Aida Spahiu, me të cilën ai u ballafaqua lidhur me kontratën për dhurimit të 20% të hotel Vollgës, Shullazit.

Noterja Aida Spahiu deklaroi se i qendron deklarimeve të saj se kontrata për shitjen e hotel Vollgës ishte bërë me vullnet të plotë dhe pa kërcënime.

Por biznesmeni Beqja ka reagur duke thënë se e siguronte Gjykatën se zonja po gënjente dhe kishte prova për këtë. “Po gënjen, kam provat, se jam takuar me të në Rinas”.

Avokati i Shullazit iu është drejtuar prokurorëve me fjalët: “Jeni në ditën tuaj të zisë”. Vetë i akuzuari Emiljano Shullazi deklaroi se “është gjykata e ka mësuar Ylvi Beqajn çfarë të thotë.”

HISTORIA

I akuzuari Emiljano Shullazi është bërë pronar i 20 për qind të hotel Vollgës përmes një kontrate dhurimi të firmosur nga Ylvi Beqja. Prokuroria dyshon se kompania “Saudit Brother” , administrator i së cilës ishte Beqja, është detyruar t’i japë 20 për qind të pronës Shullazit për të përfunduar gjithë problemet e pronësisë.

Kësisoj, pasi ato u zgjidhën, rezultoi se në dhjetor 2014, Beqja në cilësinë e administratorit të “Saudi Brothers” i ka dhuruar Emiljano Shullazit “në shenjë mirënjohjeje” 749 metra katrorë truall brenda sipërfaqes ku ndodhet ish-hotel Vollga.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here