Të dehur në makinë, policia e Fierit prangos 4 persona. Emrat

0
140
Policia e Fierit ka vënë në pranga 4 persona të cilët janë ndaluar për kontroll në automjetet e tyre dhe kanë rezultuar se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Uniformat blu sqarojnë gjithashtu se janë vënë në total gjatë kontrolleve 37 masa administrave për drejtim mjeti tej normave të lejuara të shpejtësisë si dhe janë hequr në total 8 leje drejtimi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1.Florjan S., 32 vjeç, banues në Fier, pasi: Në lagjen lagjen “16 Prilli”, Fier, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

2.Ilir Sh., 34 vjeç, banues në Fier, pasi: Në vendin e quajtur “TV Kombi”, u kap duke drejtuar mjetin ti “Benz” në gjendje të dehur.

3.Ismet K., 56 vjeç, banues në Fier, pasi: Në lagjen “15 Tetori”, Fier, u kap duke drejtuar mjetin tip “Kama” në gjendje të dehur.

4.Medin Q., 57 vjeç, banues në Fier, pasi: Në lagjen “15 Tetori”, Fier, u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga Neni 291i Kodit Penal. Policia Rrugore Fier do vijoi kontrollet e pandërprera me qëllimin e vetëm: sigurinë e jetës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here