Në janar nis spastrimi i administratës/ Ja punonjësit që rrezikojnë vendet e punës…

0
227

Edi Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit kërkoi votën për qeverisje pa aleanca duke kërkuar që ta kishte vetë timonin. Në përfundim të procesit, Rama me 74 mandatet e fituara arriti të ishte timonieri i vetëm, pa pasur nevojën e asnjë aleance për formimin e qeverisë. Pas kësaj nisi turin e dëgjesave dhe nisi të artikulojë atë që e quajti si bashkëqeverisja me qytetarët.

Por së fundmi në çdo institucion shtetëror, përfshi edhe ato lokal që drejtohen nga përfaqësues të PS-së ka nisur ajo që quhet reformimi i administratës, por që në fakt do të jetë spastrimi i saj, duke suprimuar vende pune në kuadrin e riorganizimit.

Syri.net ka mësuar se prej fillimit të muajit dhjetor në çdo institucion qendror dhe lokal ka nisur shpërndarja e njoftimeve mbi ndërprerjen e kontratave me punonjësit apo suprimimin e vendeve të punës. Veçanërisht kjo po ndodh në dikasteret e reja, ministritë që janë bashkuar, apo institucione që më parë janë drejtuar nga përfaqësues të partive aleate të PS-së, gjatë mandatit të parë qeverisës.

Burimet shprehen se ende nuk ka një shifër mbi numrin e punonjësve në nivel qendror dhe lokal, të cilët do të duhet të lenë vendet e tyre të punës, gjë që do të ndodhë edhe në njësitë e qeverisjes vendore, përfshi këtu edhe Tiranën, pas zëvendësimit të 4 administratorëve.

Syri.net ka mësuar se ndryshimet do të përfshijnë jo vetëm nivelet që konsiderohen drejtuese në një dikaster shtetëror, por edhe ato të niveleve më të ulëta, përfshi edhe specialistët.

Nuk dihet nëse shkurtimet në administratë kanë të bëjnë me uljen e numrit të punonjësve në dikasteret shtetërore, apo ato do të zëvendësohen nga emra militantësh socialistë, për ti plotësuar në këtë mënyrë, atë çka u artikulua gjatë fushatës, për të qeverisur të vetëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here