Vrasja mafioze e Aleksandër Ndokës, drejtoria e burgjeve merr vendimin për të birin

0
212
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i jep leje Samuel Ndokës të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i vrarë një ditë më parë, Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Raportohet se leja është miratuar konfrom rregullave dhe do të shoqërohet i riu me masa të rrepta sigurie dhe pas ceremonisë për varrosjen e të atit do të rikthehet sërish në qeli. Po ashtu sqaruan burimet është njoftuar dhe policia e shtetit për të rritur masat e sigurisë në zonë.

Samuel Ndoka është prangosur dy muaj më parë nga Policia e Tiranës me akuzën e armëmbajtjes dhe qëndron me masë sigurie arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Një ditë më parë në lagjen “Nënë Tereza” u ekzekutua në një atentat mafioz vëllai ish-deputetit Ndoka, teksa ishte duke u kthyer me automjetin me targë AA 382 SE në banesën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here