Takimi u fokusua në zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri.
Kryemadhi pasi falënderoi Engel për mikpritjen e ngrohtë, vlerësoi rolin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, për zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik të Shqipërisë, si dhe për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracinë në vend.
Kryemadhi duke u ndalur tek marrëdheniet mes dy vendeve, theksoi se SHBA ka dhënë ndër vite një ndihmë të jashtëzakoshme historike për Shqipërinë që ajo të kapërcejë me sukses sfidat e mëdha me të cilat është përballur dhe të hedh hapa të sigurte drejt zhvillimit.
“SHBA është aleati ynë më i madh strategjik dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në historinë, të sotmen dhe te ardhmen e Shqipërisë” – tha kryetarja e LSI-se.
Gjithashtu, Kryemadhi bëri një ekspoze sintetike të situatës aktuale politike në vend duke vënë theksin tek problematika e kanabizimit, të trafiqeve, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kryemadhi foli edhe per domosdoshmerine e avanciimit te zbatimit rigoroz te reformes ne drejtesi. “Zbatimi i reformes ne drejtesi ka rendesi jetike per qytetaret shqiptare dhe klasa politike ka pergjegjesi madhore per te mos humbur me kohe ne kete proces”.
Nga ana e tij, kongresmeni Elliot Engel vleresoi miqesine e kahershme mes dy vendeve dhe popujve tane. Ai konfirmoi mbeshtetjen e SH.B.A ne proceset e metejshme demokratizuese ne Shqiperi si dhe vleresoi rolin e Shqiperise ne rajon si nje faktor stabiliteti dhe paqeje. Gjithashtu, ai theksoi se sfidat dhe reformat e nevojshme per Shqiperine do te kene gjithmone mbështetjen e SH.B.A.