Denoncimi/ Ja si Erjon Veliaj mashtron qytetarët

0
298

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një komenti në rrjetet sociale akuzon Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se për të disatën herë po gënjen qytetarët sikur ndodhet në punë, por në të vërtetë ndodhet jashtë vendit.  Berisha shkruan se Veliaj sërish shpërndau pamje të regjistruara më parë në Tiranë, ndërkohë që vetë ishte në Itali. “Lal plehu është një njeri me standartet morale të një ordineri, të një halabaku që beson se qytetarët janë larva për ti mashtruar apo për ti poshtëruar e përdorur. Ai përdor mediat e vendit jo një por me dhjetra herë në muaj dhe paraqitet para jush në punë duke djersitur, ndërkohë që vet ai personalisht dhe fizikisht, siç fakton sistemi TIMS, ndodhet mijra kilometra larg Shqiperisë”, shkruan Berisha. Në vijim ish-Kryeministri shkruan se është e turpshme dhe amorale që ai t’I fshehë udhëtimet e tij jashtë shtetit, edhe 12 herë në muaj, me kronika televizive sikur është në punë.

Komenti i ish-kryeministrit

Midis mashtruesve, ai qe genjen me shume eshte me i miri!

Perseri per te 25ten here, Lal plehu shperndan video sikur eshte ne krye te detyres ne Tirane, nderkohe qe ai sipas mediave italiane ndodhej ne Itali.

Miq , Lal plehu eshte nje njeri me standartet morale te nje ordineri, te nje halabaku qe beson se qytetaret jane larva per ti mashtruar apo per ti poshteruar e perdorur. Ai perdor mediat e vendit jo nje por me dhjetra here ne muaj dhe paraqitet para jush ne pune duke djersitur, nderkohe qe vet ai personalisht dhe fizikisht, siç fakton sistemi TIMS, ndodhet mijra kilometra larg Shqiperise.

Nuk kam asgje kunder udhetimit apo vizitave jashte te kryetarit te nje bashkie dhe aq me teper te kryeqytetit.

Por eshte e turpshme dhe amorale qe ai t’i fshehe udhetimet e tij jashte shtetit, edhe 12 here ne muaj, me kronika televizive sikur eshte ne pune, pikerisht kur eshte mijra km larg Shqiperise, dhe te mashtroje sikur po djersine shume per qytetaret.

Por iu bej thirrje qytetareve qe e kane votuar Lal Plehun: gjuajini me veze dhe domate zyrat e Lal Plehut, qe ju poshteron me mashtrimet e tij te ulta dhe te perditshme sikur te ishit larva dhe jo takspagues, qytetare te kryeqytetit te Shqiperise qe i keni besuar atij voten.

Ju bej thirrje qytetareve opozitare te marrin pergjegjesite e tyre si opozitare, kunder nje te zgjedhuri, qe per shkak te edukates se tij morale te ulet, i trajton ata si qenie per ti mashtruar. i bej thirrje te marrin sa me pare pergjegjesine e tyre nderkohe qe ti tregojne vendin kriminelit qe, per tu treguar i njerezishem, poston ne media foto duke u lepire me konen e tij, nderkohe qe groposi ne plehra kufomen e Arditit te vogel.

I bej thirrje mediave te mos behen vegla te mjera te nje njeriu, qe ne mungese totale te respektit per ju dhe me moralin e mashtruesit ordiner, ju keqshfrytezon dhe ju shnderron ne megafon te fake neës-ve, me te cilat ju se bashku me te mashtroni publikun e gjere!

I bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimin ndaj ketij mashtruesi te paskrupullt te publikut! sb

“Ja si i mashtron Erion Veliaj qytetarët, shihni ku ka qenë dje

18:47, 05/12/2017

Që Erion Veliaj ka në themel të karrierës politike gënjeshtrën dhe që imazhi i superpunëtorit të pompuar nga media është kokë e këmbë një falsitet, këtë e di edhe gazetari më naiv në Tiranë.

Jo më kot Lapsi.al e krahasoi me Gim Gjuzin pak kohë më parë, njeriun që me mashtrimet e tij arriti të shesë edhe Sahatin e Tiranës. Por megjithëse kjo është një e vërtetë e njohur për të gjithë gazetarët, Erion Veliaj ia ka dalë të marrë me vete në rrokullimën drejt gënjeshtrës të gjitha ekranet e televizioneve shqiptare. Ky është një rekord i paparë ndonjëherë në vitet e fundit, që do të mbetet gjatë në histori.

Pse nuk fillojme sot t’i kthejme borxhin natyres, te mbjellim peme qe te mos na rreshqasin kodrat neper rruge! ????

Shqiptarëve iu tha të hënën nga rrjetet sociale dhe nga ekranet e televizioneve, se Erion Veliaj ishte duke mbjellë pemë pranë Unazës së Re në Tiranë. Njoftimi zyrtar i Bashkisë kishte video dhe foto të kryebashkiakut. Lapsi.al raportoi se Veliaj ishte në Itali dhe se ishte parë në aeroportin e Romës, në Fiumiçino mbrëmjen e së dielës. Kronika e lajmit të rremë u përsërit në të gjitha ekranet e televizioneve një ditë më parë.

Por nga ana tjetër e kufirit, mediat italiane japin detaje për axhendën e Veliajt, raportojnë për takimet e tij në kohë reale, madje gazetarët edhe e kanë intervistuar kryebashkiakun, për të cilin kjo është eksperiencë që sa vjen e bëhet më e rrallë. Të hënën paradite, ndërsa në zyrat e Bashkisë, përgatiteshin pamjet dhe teksti për t’iu servirur mediave, Erion Veliaj ishte në një takim në Abruzzo, bashkë me presidentin e rajonit në fjalë dhe me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Aty u zhvillua ceremonia përmbyllëse e programit IPA Adriatic Cross-Border Cooperation 2007-2013. Veliaj ka patur kohë për t’u takuar me një përfaqësi të komunitetit arbëresh në Itali, shoqëruar nga ambasadorja shqiptare atje. Shikoni videon më poshtë:

Gjatë pasdites, kur shqiptarët e shihnin duke i hedhur një lopatë dhe fidanëve, Veliaj ishte në Institutin e Shkencave “Grann Sasso”, bashkë me rektorin Eugenio Coçia dhe Presidentin e Këshillit rajonal Giuseppe Di Pangrazio.

Ja e vërteta:

Në kohën e komunizmit në Tiranë vërtitej një njeri që kish bërë famë me mashtrimet e veta. Nuk dihej nëse ishte thjeshtë fryt i imagjinatës popullore, apo person real , po të gjithë tregonin anekdodat e këtij tipit, të quajtur Gim Gjuzi, që arriti kulmin e vet kur i shiti, një katundari të zbritur në qytet, Kullën e Sahatit. Megjithëse ajo qe një periudhë pa media dhe pa Facebook, fama e Gim Gjuzit, kishte kapluar çdo qytetar të Tiranës.

Ndërsa sot, në një realitet me media private dhe me rrjete sociale, Tirana ka gjetur trashëgimtarin e vërtetë të Gim Gjuzit. Ai është kryebashkiaku i qytetit.

Të gjithë e dinë historinë e tij të bërë publike nga Lapsi.al. Fabulën e njeriut që të nesërmen e dasmës në kalanë e Gjrokastrës doli në punë. Por, Lapsi zbuloi atëhere se ky ishte një mashtrim. Se Lali Eri kishte fjetur për kokrrën e qejfit i lodhur nga harbimi i martesës, dhe në të gjitha mediat e vendit kishte nxjerrë kronika të xhiruara më parë sikur ishte duke inspektuar punët e shtetit.

Por kjo ndodhi me dasmën rrezulton se qenkësh një praktikë e zakonshme e kryebashkiakut të Tiranës.

Nga një investigim i hollësishëm i gazetarit Artur Çani ka rrezultuar se Veliaj kryen aktivitete në Tiranë edhe kur fizikisht ndodhet jashtë shtetit. Për llogari të faqes online “Shuplaka”, Çani ka vëzhguar të gjithë aktivitetin e Veliajt në muajin tetor. Dhe çfarë ka rrezultuar: se në 5 tetor është në Lubjanë, por shqiptarët e shohin në ekran duke përuruar palestërën e shkollës “Qemal Stafa”. Se në 11 tetor gjendet në Goteborg të Suedisë, por tiranasit e shohin në ekran duke inspektuar punimet e një këndi lojrash.

Veliaj ka dalë jashtë sërish në 15 tetor (09:10) dhe është kthyer në 21 tetor (14:25). 1 javë jashtë Shqipërisë. Por edhe kësaj radhe, pikërisht në 15 Tetor Veliaj shfaqet në rikonstruksionin e rrugës ”Kujtim Laro”, në datën 16 Tetor shfaqet duke inspektuar trotuaret dhe rrugën ”Ali Demi”, në 17 tetor shfaqet duke inspektuar këndin e lojrave në Njësinë Nr.7, në 18 Tetor i pranishëm në rikualifikimin urban të bllokut të banimit te Fusha e Aviacionit, në 19 tetor duke inpektuar nisjen e punimeve në rrugën ”Heirmann Gmeiner” të Njësisë numër 2, në 20 tetor në përfundimin e punimeve të fushave sportive të ”Fan Noli” dhe në 21 tetor në përfundimin e rikonstruksionit të rrugës ”Ali Shefqeti”.

Të gjitha këto shfaqe duken në kronikat televizive dhe në faqen e bashkisë që e drejton vetë.

Kryebashkiaku ka dalë sërish jashtë vendit në 22 tetor (07:47) dhe është rikthyer në 26 tetor (12:54). Pra dhe 5 ditë të tjera po jashtë vendit. Por, si gjithnjë, në datën 22 Tetor shfaqet me aktoren Hajrie Rondo, në datën 23 Tetor përfundon rikualifikimin urban të një tjetri blloku pallatesh në Njësinë Nr.4 ku Veliaj është i pranishëm, në 24 Tetor përfundon një tjetër investim në zonën e Farkës, në datën 25 Tetor Veliaj shfaqet në televizion në rrugën “Vëllezërit Manastirliu” për nisjen e rikualifikimit urban.

Dhe dalja e fundit e muajit është 27 tetori (13:23) për t’u rikthyer në 30 tetor (14:22). 4 ditë të tjera jashtë. Në datën 28 Tetor Veliaj shfaqet duke inspektuar punën për zhvendosjen e nënstacionit elektrik te Unaza e Vogël. Në datën 30 Tetor flet me zë dhe figurë nga Njësia Administrative Numër 7.

E gjithë kjo kronikë tregon se si punon me anë të zyrës së tij të manipulimit, me 60 veta që paguhen nga taksat e Tiranës, Erion Velia. Prandaj ai e meriton plotësisht medaljen e pasuesit të denjë të Gim Gjuzit. “Lali Eri” i shet përditë nga një Kullë Sahati katundarëve të Tiranës. /Lapsi.al.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here