Mbi tavolinën e presidentit të vendit, Ilir Meta, ka mbërritur në këto ditë të para Dhjetori, një propozim “ i çuditshëm”. Një nga shumë shoqatat që pretendojnë se përfaqësojnë vlerat e lëvizjes studentore të Dhjetorit, drejtuar nga Spiro Curra, i kërkon presidentit Meta që me rastin e përvjetorit të kësaj lëvizje të dekorojë, pikërisht Arben Ahmetajn!
- Që Arben Ahmetaj ka qenë student në atë kohë, në vitin 1990, si mijëra të rinj të tjerë, nuk përbën ndonjë sekret. Por që paska qenë aq i spikatur në rrëzimin e diktaturës, sa që tani pas 26 vitesh ta nderojnë me një dekoratë presidenciale, ky po është një “lajm i madh”./ syri.net