Provon të pastrojë oxhakun, por djeg kanalizimet: Godinën e pushtojnë fekalet

0
134

Vetëm dhjetë vjet janë bërë prej kur është përuruar ky objekt i banimit kolektiv Lipjan të Kosovës, por është shndërruar në një katrahurë të vërtetë, raporton KTV. Dëmtimi i saj në masë të madhe u bë nga vetë banorët.

Tash së fundi, një familje nga kati më i lartë, duke u munduar ta pastrojë oxhakun me lëndë djegëse, i ka djegur të gjithë gypat e plastikës së kanalizimit.

Nga kjo pësuan më së shumti familjet që jetojnë në katet më të ulëta, ku disa familje janë detyruar të largohen për shkak se të gjitha dhomat ishin të përfshira nga ujërat e zeza të kanalizimit, i cili kundërmon edhe tash.

Kjo nuk është hera e parë e dëmtimit të objektit, pasi që ai ishte përfshirë edhe nga zjarri, duke shkaktuar pasoja të pariparueshme.

Përveç kësaj, banorët prej një kohë të gjatë ballafaqohen edhe me mungesë të ujit, i cili edhe u është ndërprerë.

Derisa gjatë kohës sa ishte funksional rrjeti i ujësjellësit, gypat e parregulluar kanë bërë që muret e pothuajse secilës banesë të pësojnë dëme.

Komuna e Lipjanit është në dijeni për gjithë këtë gjendje jo të mirë, por i lë fajtorë banorët, për të cilët thotë se janë treguar shumë të papërgjegjshëm.

Sidoqoftë, komuna ka planifikuar gjatë vitit të ardhshëm të ndajë mjetet për rinovimin e këtij objekti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here