Një firmë private është grabitur me armë nga persona të maskuar pasditen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës. Keqbërësit kanë ushtruar dhunë ndaj pronarit dhe bashkëshortes së saj, të cilët ishin prezentë në biznes, në momentin kur u futën për të grabitur.
Sipas hetimeve paraprake, sasia e parave të mara në tre valuta të ndryshme, rreth 800 mijë lejë të vjetra.
Ngjarja
Policia është vënë në dijeni për krimin nga një telefonat rreth orës 19:15: Në fshatin Dvoran, në ambientet e një firme private pijesh kanë shkuar persona të armatosur dhe të maskuar.
Pas marrjes së alarmit, efektivë të policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Nga të dhënat e para, dyshohet se këta persona pasi kanë lidhur pronarin dhe bashkëshorten e tij, kanë vjedhur një sasi lekësh prej 50 mijë lek të reja, 70 Euro dhe 150 Dollarë.
Më pas këta persona janë larguar me shpejtësi në këmbë. Burime nga policia saktësuan për “Syri.net” se dyshohet se ishin 3 persona që morën pjesë në grabitje.
Megjithatë, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj, njofton zyrtarisht Policia e Korçës.
Në vendngjarje, ndodhen forca të shumta policie. Janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin e kapjen e autorëve.