Thaçi: Jemi të gatshëm ta dërgojmë FSK-në për ndihmë në Shqipëri

0
125

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri.

Presidenti Thaçi me anë të rrjetit social, Facebook, ka treguar se në emër të institucioneve të Kosovës, i ka shprehur gatishmërinë presidentit Meta që ta dërgoj Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile.

“Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”, ka shkruar Thaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here