Kryemadhi: Koha nuk pret. Rama të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

0
185

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka kërkuar sot nga Kryeministri Edi Rama që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për situatën e krijuar në zonat e përmbytjeve. Kryemadhi thotë se qeveria nuk duhet të humbasë më kohë për të mobilizuar gjithë strukturat e shtetit dhe të nis mbledhjen e fondeve për dëmshpërblimin e qytetarëve.

Duke shprehur solidaritetin me gjithë familjet e dëmtuara, Kryemadhi shprehet se çdo vonesë e qeverisë mund të sjellë pasoja për shëndetin e njerëzve, por edhe për dëmet materiale fatura e të cilave shtohet në çdo minutë që kalon

Jemi pranë të gjitha familjeve të cilat po përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, të diktuar nga kjo fatkeqësi natyrore e rëndë. Solidaritet me të gjithë të prekurit anë e mbanë vendit nga kjo fatkeqësi e dimensioneve shumë të gjera.

Qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur. Koha nuk pret! Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!”,- deklaroi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ditën e djeshme, ishte kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ai që kërkoi nga qeveria që të merret masa emergjente duke kaluar në një nivel më të lartë alarmi për situatën e krijuar. Ndërkohë që edhe Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen e situatës së jashtëzakonshme. Qeveria ende nuk ka marrë vendim për dëmshpërblimin e banorëve. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit thonë se procedurat e dëmshpërblimit do të kryen më vonë, pas verifikimeve sipas ligjit. Në rastet e mëparshme janë ngritur komisione që kanë vlerësuar dëmin, ndërkohë që me ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme banorët e dëmtuar e kanë më të lehtë për marrjen e dëmshpërblimeve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here