Shpërthen një tjetër makinë, këtë herë mu pranë drejtorisë së policisë në …

0
149
Një automjet ka shpërthyer në flakë para pak minutash, rreth orës 10:00, në rrugën “Aleksandër Goga” fare pranë Drejtorisë së Policisë në Durrës.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit tip “Ford Focus” me targa AA 276 CK ka dalë menjëherë nga makina.

Flakët janë shuar me mjete rrethanore nga personat e lokaleve pranë vendngjarjes.

Ndërkohë ka mbërritur edhe policia së bashku me forcat zjarrfikëse.

Paraprakisht, burimet thanë se dyshohet që shpërthimi në flakë të ketë ndodhur për shkak të një defekti elektrik

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here