Sot është mbajtur mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në qytetin e Korçës, ku janë nënshkruar dhe 12 marrëveshje.
Megjithatë duket se edhe në këtë takim ku e gjithë vëmendja ka qenë e përqëndruar tek dy kryeministrat dhe tek qëllimet që do të parashtrojnë si synime për tu arritur në vijim nga të dy vendet, Kryeministri i Shqipërisë duket se nuk i ka mbaruar bisedat e rëndësishme me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Tek sa zbresin shakllët e godinës së bashku me Haradinajn, Rama është ndalur në shkallë dhe zhvillon një bisedë të tensionuar me Xhafajn që duket nga gjestikulacioni i tij, (lëvizja e duarve), ndërkohë që Haradinaj pret prapa i “bllokuar” nga Rama.
Fatmir Xhafaj, por ëedhe Rama janë nën akuza të forta ditëve të fundit pas dështimit të operacionit për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë që akuzohen si të përfshirë në trafikun e drogës.
Enigmë është biseda mes tyre, por me problemet e aktualitetit politik në Shqipëri me siguri se ata nuk kanë qenë duke folur për Kosovën.
Opozita e akuzon ministrin e Brendshëm dhe Ramën si dekonspiruesit e operacionit për kapjen e ish-shefave të policisë. /Faxweb/
© SYRI.net
Eeee shiko me ca merren polrtalet tani, vetem me interpretime e aludime per nje ngjarje te mundshme e asgje me shume, qe nuk i afrohet aspak gazetarise e aq me pak te vretetes.
seriozisht e kane keta, s’kam ca bejne apo ca se nuk po marrim veshe kush bene lajme e kush thashethemet e dites ketu…pike e zeze
Shume te vemendshem, por jo aq sa per te nxjerr nje lajm te bazuar e te vretet.
Nj gje nuk marre vesh ketu si mund te jesh aq i sigurt per kete qe shkruani dhe ja percillnipublikut kur cdo gje thuhet u duke e sikur?
Pse duhet te diskutojn per kte gje kur kemi nje prokurori qe duhet te meret me kte pune?