Drejtori i departamentit për Mjedisin dhe Turizmin në PD, Jamarbër Malltezi, ka deklaruar se projekti i incineratorëve është një aferë korruptive dhe se në lidhje me këtë projekt nuk është ndërtuar ligji, duke shtua se qeveria shqiptare i jep 200 milionë euro një personi që nuk ka eksperiencë.
Ai argumentoi se kishte tre hallka që duhet të konsumoheshin për të shkuar deri tek incinerimi. Sipas tij në fillim duhej menduar reduktimi i mbetjeve, më pas ripordorimi dhe riciklimi sepse këto tre hapa janë edhe në respektim të ligjit dhe se incinerimi është i përdoruar për mbetje të rënda.
Duke iu referuar mënyrës si ka vepruar qeveria ai tha se ka munguar transparenca pasi nuk është paraqitur asnjë document që të tregojë garancitë që japin këta incinerator për mjedisin.
“ Opozita e sheh këtë si aferë. Mënjeherë qeveria i jep 200 milionë euro një personi që nuk ka asnjë eksperiencë. Ndërkohë kemi një ligj për mbetjet që është shkelur në kët rast.
Kemi të bëjmë me një aferë shumë të madhe korruptive, ky person ka marrë 4.8 milonë euro pa bërë asgjë.
Nuk ka asnjë dokument që të tregojë se çfarë cilësie kanë këto incineratorë. Ne duhet të shohim dokumentin, pse të mos i bëjë publike qeveria e fasadave, për të treguar garacitë që jep ky mekanizëm për shëndetin publik. 92% e buxhetit total të mbetjeve i marrin këto incinerator”, tha ai, i ftuar në studion e “Fax News”
Propozimi i PD?
‘Së pari ndiq ligjin dhe vetëm nëse i ke ndjekur të gjitha hapat atëherë merr këtë hap.
Fillioje me reduktimin, ripërdorimin dhe riciklimin, jepi më pas para Klodian Zotos po deshe para për këto tre procese. Ka incinerator edhe Ministria e Shëndetësiosë por futin paratë në xhep dhe mbetjet gjenden lumenjve”, u shpreh Malltezi.
Gjithashtu ai tha se kjo gjë bie era korrupsion pasi incineratorët e parashikuar kanë kapacitete të djegin 4 herë më shumë mbetje se ç’prodhojnë qytetet ku ata parashikohet të vendosen.
“Bie erë që ke të bësh me një aferë, se incineratorët kanë 4-fish më shumë mbeturina se sa prodhojnë qytetet ku ata vendosen. Nuk i dihet, mund të sjellin nga jashtë mbetje të tjera se mafia ndërkombëtare paguan”, tha ai.