Shtëpia e Bardhë, Melania Trump pret pemën e Krishtlindjes

0
216

Një karrocë e zbukuruar si për festë që tërhiqet nga dy kuaj ka ndaluar përpara Shtëpisë së Bardhë për të bërë një dorëzim të veçantë, pemën e Krishtlindjes presidenciale.

 

 

Ashtu siç e do tradita pemën 6 metra të lartë e ka pritur zonja e parë personalisht. Këtë vit i ka takuar Melania Trump që është shoqëruar nga djali Barron 11 vjec, për ta pritur. Pas 8 vitesh të Michelle Obamës, për herë të parë është Melania padronia e shtëpisë, që pret pemën e Krishtlindjeve zyrtarisht në Shtëpinë e bardhë.

Diferenca mes dy zonjave të para bie menjëherë në sy në stil. Michelle e hapte derën në mënyrë informale, e veshur casual dhe shoqërohej nga qentë e saj, ndërsa Melania është si gjithmonë shumë elegante, me çizme të gjata, shall vishnje dhe pallto, eleganca e saj bie në sy.

Pema 6 metra e lartë do të zerë të gjithë Blue Room dhe do të dekorohet pas festës së ‘Falenderimeve’ që këtë vit është në 23 nëntor. Me këtë rast familja presidenciale ka programuar disa ditë pushime në Florida.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here