VIDEO/ Fëmijët që puthen në buzë në mes të Durrësit, një vogëlushe i bën rojë

0
658
Operatori ka filmuar një video ku qartësisht në qendër të Durrësit te lulishtja pas pallatit të kulturës vërehen dy fëmijë duke u puthur. Është pak pas dreke, është ora rreth 15:00 pasdite.

Nuk ka asgjë skandaloze që puthen dy fëmijë, deri në momentin kur ata puthen në buzë në mes të qytetit. Janë një vajzë e një djalë jo më shumë se 12 apo 13-vjeçarë.

Vajza, është e shoqëruar nga një vajzë tjetër 10-vjeçare, e cila ulet në shkallët e pallatit të kulturës dhe bën rojë që gjatë takimit të vajzës dhe djalit të kontollojë kush po i vëren.

Djali e puth në buzë disa herë vajzën e më pas edhe më poshtë. Shpeshherë kontrollojnë nëse i vëren dikush apo jo. Skena e tyre e puthjeve zgjat disa minuta. Sapo një shitës ambulant duket në skaj të lulishtes djali dhe vajza largohen prej njëri-tjetrit. Më pas vajza merr edhe motrën e vogël dhe ikën për në shtëpi.

Ky është një shembull i gjallë se si një vogëlushe e cila duhet të ishte duke luajtur me lodra me shoqet e saj, po puthet te pallati i Kulturës së qytetit me një bashkëmoshatar apo nja dy vjet më të madh!

Kjo është ndër moshat më delikate të fëmijëve, dhe prindërit duhet të tregojnë kujdes të madh, të shpenzojnë më tepër kohë me vajzat e djemtë e tyre, t’i edukojnë e t’i mësojnë rregullat bazë të jetës. Askush prej prindërve nuk do të dëshironte që të përballej me një skenë të tillë, ku protagonist të jetë fëmija i tij…

Ky artikull të shërbejë si një mesazh sensibilizmi për të gjithë ata që kanë në familjen e tyre apo në rrethin faresfisnor fëmijë të vegjël e adoleshentë, dhe e gjithë si shoqëri të kontribuojmë me sa mundemi që fëmijët të mos e vrasin fëmijërinë e tyre!/portali DurresLajm/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here