Spaho në PE: Shqipëria e kapur nga droga, krimi i organizuar dhe blerja e votës

0
146

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian: Perspektiva rajonale e procesit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij, Spaho ka theksuar ‘nevojën e luftës ndaj kanabizimit të vendit, krimit të organizuar e lidhjet e tij me maxhorancën aktuale në Shqipëri si dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme pa votë të blerë e të trafikuar si parakushte për rrugëtim të sigurtë në Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund të bëjë shumë’.

‘Theksova gjithashtu nevojën që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave pasi jo vetëm janë plotësuar kushtet por një popull nuk mund të lihet si ishull i izoluar pa të drejtë për të lëvizur i lirë në BE’, ka thënë për mediat nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here