Rrëzohet pretendimi i avokatit të Orest Sotës, Gazetari: Ja dokumentet që faktojnë se 836 mijë eurot nuk ishin për kurum

Orest Sota, u kap para dy javësh me 836 mijë euro cash dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjithashtu, mësohet se Sota dhei ati i tij, kanë deklaruar se këto para cash do jepeshin për garanci tek Kurum.

Një verson të tillë ka theskuar dhe një ditë më parë, avokati i Sotës në gjykatë, por trupa gjyqësore ka pranuar kërkesën e prokurorisë, që Sota të vijoi të jetë në qeli. Gazetari Basir çollaku përmes një statusi në fb ka nxjerrë disa dokumenta që rrëzojnë pretendimin e avokatit mbrojtës të Sotës.

Dokumentat faktojnë se drejtori i kompanisë Kurum, nuk mund të kryente transaksione qoftë Cash, qoftë përmes bankës të një shume mbi 20 milionë lekë

 

Nga Basir çollaku

+Disa te dhena qe nuk thuhen per Sota-Tahiri dhe Kurum..mosperputhjet e alibive ne gjykate..

Nëse sheh dokumentacionin përkatës të kompanisë Kurum, në QKB, Qendrën kombëtarë të Regjistrimit të Bizneseve, bien në sy detaje, të cilat avokatët mbrojtës të Orest Sotës, sipas asaj që kanë pohuar në seancë gjyqsore, nuk duket se i kanë konsultuar fort me nge. Ysuf Kurum adminsitrator, e kishte të ndaluar gtë bëntë çdo lloj transaksioni, mbi 20 milionë lekë, jo vetëm cash, por as nëpërmjet bankës. Ky fakt është depozituar në QKB, me 3 gusht 2017, duke treguar se çdo lloj marrëvehje që do të bëntë Yusuf Kurum, mbi 20 milionë lekë, do të ishte e pavlefshme. Ky vendim është marrë nga Gjykata e Tiranës në 30 qershor të vitit 2017 dhe sipas vendimit duhet të viheshin në dijeni të gjithë kreditorëve. Meqë kompania është në faliment.

Ndonëse pretendimi “Sota” është për marrëveshje tregtare, një miliarde lekë. Ndërkohë Ysuf është shkarkuar me 31 tetor dhe në vend të tij është emëruar Servet Kurum, edhe kjo me 31 tetor, një ditë para se të arrestohet Orest Sota me 863 mijë euro në makinën e tij Rabge Rover. Ky vendim është depozituar me 7 nëntor 2017..Kështu Ysuf Kurum nuk mundej të firmoste në shuma të pretenduara mbi 20 milionë, sepse do ishte e pavlefshme.

Nderkohe mbrojtja dhe Sota pretenduan gjate seances dje ne Gjykate se kishin bere ujdi pune per shuma te tilla sa ajo qe u kap ne Range Rover me 1 nentor..

23794926_10213173619308642_1958083354590065724_n.jpg

23795356_10213173620068661_6304214062440365678_n.jpg

Rrëzohet pretendimi i avokatit të Orest Sotës, Gazetari: Ja dokumentet që faktojnë se 836 mijë eurot nuk ishin për kurum

FOTO/ Presidenti Meta me krerët e shqiptarë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko