Mehmetaj në Parlamentin Europian: Nuk ka zhvillim pa shtet të qëndrueshëm ligjzbatues

0
49

Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ndodhet në Parlamentin Europian, ku i ka dhënë zë problematikave të vendit tonë. Sipas saj nuk mund të ketë zhvillim në Shqipëri pa luftuar së pari trafikun e drogës dhe krimin e organizuar që ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë.

Statusi i plotë në Facebook

Këto dy ditë në Parlamentin Europian për të ndërtuar ura ndërmjet parlamentarëve të Ballkanit Perëndimor dhe nxitur një axhendë politikash rinore.

Me Zv.Kryetarin e Parlamentit Europian Z.Fabio Massimo Castaldo, theksova se nuk mund të ketë zhvillim në Shqipëri pa luftuar së pari trafikun e drogës dhe krimin e organizuar që ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë.

Bashkimi Europian është e ardhmja e Shqipërisë, por që të avancojmë në çeljen e negociatave duhet së pari të ndërtojmë një shtet të qëndrueshëm dhe që zbaton ligjet.

Për mua si përfaqësuese e të rinjve në parlament, është e rëndësishme të ndërtojmë gjithë mekanizmat e duhur për të luftuar papunësinë ndërmjet të rinjve dhe për të ngritur një sistem arsimor cilësor.

Largimi, krimi dhe droga nuk mund të jenë e ardhmja e të rinjve, ndaj nuk do të rreshtim së luftuari për një Shqipëri të drejtë, të barabartë, që krijon shanse për të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here