VIDEO/ Rama dhe frika e tij përballë gazetarëve të huaj

0
144

Dy ditë më parë, në emisionin “Studio e Hapur”, kryeministri Edi Rama pranoi se kishte bërë gabim që e kishte quajtur “kazan” dhe “të ndyrë”, emisionin investigativ “Le Iene”. Rama e kishte akuzuar këtë emision se kishte përdorur pamje të vjetra për një reportazh në Bulqizë, ku tregoheshin fëmijët që mblidhnin krom.

Por nuk vonoi shume dhe gazetarja e këtij emisioni, Alice Martinelli, i’u përgjigj Ramës me anë të një video-mesazhi ku i shpjegonte fakte të thjeshta dhe prova se xhirimet e emisionit ishin bërë në Tetor të vitit 2017.

I gjendur përballë këtyre deklaratave, Rama, ndryshe nga ç’vepron me gazetarët shqiptarë ku ofendon dhe denigron edhe kur ata paraqesin prova dhe fakte të pakundërshtueshme, u detyruar të tërhiqet dhe të pranojë gabimin.

Rama tha se nuk e kishte parë vetë reportazhin dhe se ishte informuar nga të tjerët (duke mos hequr dorë nga zakoni i keq që fajin e kanë gjithmonë të tjerët), por pranoi gabimin, në një tentativë për të mbyllur konfrontimin me një emision i cili duket se e frikëson, për shkak të pamundësisë së tij për të kontrolluar gazetarët, apo pronarët e mediave jashtë kufijëve të Shqipërisë.

Por kjo nuk është hera e parë që Rama “zbythet” përballë gazetarëve të huaj. Në dy raste të tjera, në intervista me gazetarët Tim Sebastian në “Conflict Zone” dhe Sarah Montague në “Hard Talk”, Rama ka pranuar dhe duruar të gjithë arsenalin e pyetjeve dhe akuzave, pa bërë komente për gazetarët, pa i quajtur ata dhe mediat e tyre “kazan, të paditur, injorantë”, një sjellje kjo e paimagjinueshmë me gazetarët shqiptarë.

Në një intervistë me gazetaren Sarah Montague në BBC, pak pasi ishte zgjedhur kryeministër në vitin 2013, Rama i’u nënshtrua disa pyetjeve lidhur me partneritetin e tij me Ilir Metën, të cilin më parë e kishte quajtur “përfaqësuesi i çdo gjëje të kalbur në Shqipëri”, për kthimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave kur ai ishte kryebashkiak dhe për akuzat se edhe ai ishte i korruptuar njësoj si politikanë e tjerë në Shqipëri. Rama me një qetësi befasuese, u mundua të justifikohet dhe të përgjigjet por asnjëherë nuk fajsoi apo denigroi gazetaren.

Në një tjetër intervistë me një gazetar të huaj, Tim Sebastian, Edi Rama u përball me një arsenal pyetjesh lidhur me deklaratat dhe shantazhet ndaj BE-së, për hipokrizinë dhe qëndrimin e dyfishtë për Ilir Metën, për krimimin e organizuar dhe mafian në Shqipëri. Rama, edhe pse në vështirësi të jashtëzakonshme për të gjetur përgjigje, nuk guxoi asnjëherë të ofendonte apo t’ua vinte fajin pyetjeve të gazetarit.

Ndryshe nga këto intervista, ku Rama nuk shfaq asnjë grimcë arrogance me gazetarët, në vendin tonë ndodh krejt ndryshe dhe tashmë gazetarët shqiptarë janë mësuar me fyerjet dhe denigrimet e kryeministrit.  Ky standart dhe sjellje e dyfishtë nuk tregon gjë tjetër veçse një kryeministër të frikësuar por edhe thellësisht inferior.

Emisioni “Të Paekspozuarit” ku diskutohet për mardhënien e Ramës me gazetarët dhe pronarët e mediave në Shqipëri. (në fillim të videos, një përmbledhje e fyerjeve të Ramës ndaj gazetarëve shqiptarë).

/Tpz.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here