Abuzuan me tokat në Spille, Gjykata lë në burg zyrtarët e arrestuar

0
177

Zyrtarët dhe ish-zyrtarët e arrestuar në Kavajë pak ditë më parë janë lënë sot në burg. Gjykata caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ata akuzohen se kanë abuzuar me tokat shtetërore në bregdetin e Spilles, duke ia dhënë qytetarëve në mënyrë të jashtëligjshme.

 

 

Mësohet se e njëjta masë u caktua edhe për Seid Cikalleshin, i cili u vetëdorëzua sot në drekë ne Polici.

Zyrtarët akuzohen për tjetërsim prone e falsifikim dokumentesh. Ndërkohë, në kërkim jam edhe tre persona të tjerë, si të lidhur me falsifikimin e tokave shtetërore në Kavajë.

TE ARRESTUARIT:
1. Fatos KAJA, 49 vjeç, ish-kryetar i Komunës Kryevidh Kavajë dhe ish-Nënprefekt në Prefekturën Tiranë, deri në maj 2017.
2. Nezir LECINI, 55 vjç, ish-Shef i Zyrës së Kadastrës në Kavajë, aktualisht specialisit në këtë zyrë,
3. Andi GJECI, 30 vjeç, me detyrë juristi i ZVRPP Kavajë,
4. Dritan KAZAZI, 43 vjeç, me detyrë hartograf në ZVRPP Kavajë,
5. Bexhet PJECI, 58 vjeç, ish-Kryetar Komune Kryevidh,
6. Ilir KAJA, 52 vjeç, me detyrë agronom në njësinë Administrative Kryevidh, Kavajë,
7. Agron XHELEZI, 53 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të ndarjes së tokave në Spille.
8. Dashnor ÇULLAJ, 52 vjeç, ish-përfaqësues i Komunës Kryevidh, Kavajë, në komisionin e ndarjes së tokave,
9. Altin COPA, 32 vjeç, aktualisht drejtor i ALUIZNIT Kavajë.
10. Enver Duqi, 60 vjeç, me detyrë ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave në Këshillin e Qarkut Tiranë, aktualisht specialist i mbrojtjes se mjedisit dhe pyjeve ne Ministrine e Mjedisit
U VETEDOREZUA SOT:
11. Seid Cikalleshi, 62 vjeç, ish-regjistrues i ZVRPP Kavajë, dhe ish Drejtor i Ujësjellësit Kavajë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here