Trupi ka një sistem natyral i cili pastron helmet që rriten brenda trupit.
Helmet janë çdokund, në ushqimin tonë, në ujë, madje edhe në ajrin që e thithim.
Për shkak të nivelit të lartë të toksinave, ekspertët thonë se duhet ta detoksifikojmë trupin herë pas here që t’i ndihmojmë trupit të ketë sistem natyral, transmeton lajmi.net
Detoksifikimi ndihmon trupin që të arrijë gjendjen e balancuar të tij.
Ju ndihmonë të ndiheni më mirë dhe të jeni më pak të prekshëm ndaj sëmundjeve me nivel të lartë të toksinës.
Ja disa gjëra që në mënyrë natyrale mund t’i ndihmoni trupit tuaj:
Pini shumë ujë- është e rëndësishme për të gjitha organet sepse ndihmon në procesin e metabolizmit.
Filloni ditën tuaj me ujë me limon- që të parandaloni pasojat e toksinës në trupin tuaj, pini çdo mëngjes një gotë ujë me limon.
Pini çaj të gjelbër- është i mbushur me antioksidantë që ndihmon në detoksifikimin e trupit tuaj.
Bëni ushtrime- djersitja është një mënyrë e përkryer për t’u pastruar nga toksina.
Eleminoni substancat toksike- është e rëndësishme të mësoni që të keni kontroll mbi veten, të kontrolloni stresin duke e zvogëluar atë.