DENONCIMI/ Konferenca për lirinë e medias, nga 16 gazetarët e ftuar shqiptarë, 15 të lidhur me Soros

0
221

Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar përmes rrjeteve sociale faktin se në konferencën për Lirinë e Medias, të organizuar në Tiranë nga Komisionit Europian, të gazetarëve që kanë lidhje me Soros ose punojnë në media qeveritare.

Goxhaj shkruan se  nga 16 vetë pjesëmarrës në konference, 15 prej tyre janë njerëz të Soros dhe të Edi Ramës që punojnë në Shqipëri.

Sipas Goxhajt, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ka lënë jashtë aktivitetit media dhe gazetarë që janë jashtë varësisë së Sorosit.  “Koinçidencë” interesante është që sot në 1 vjetorin e Zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA asnjë nga 16 gazetarët dhe aktivistët e ftuar nuk ka pasur qëndrim proTrump dhe gati të gjithë kanë bërë fushatë të egër kundër Trump!”, shkruan Goxhaj.

Denoncimi nga avokati Altin Goxhaj

Përjashtohen gjithë gazetarët jashtë kontrollit të Soros dmth gjithë gazetarët që kanë tronditur Qeverinë e Soros me investigimet apo kontributin e tyre profesional dhe natyrisht çdo gazetar që ka mbështetur Trump 1 vit më parë!

1. Ada Heqimi / Project “Justice for All” (Nuk tregohet punëdhënësi: EWMI partner implentues dhe sponsorizohet nga SOROS)

2. Ben Andoni / Weekly Newspaper Java (Media proqeveritare) (Nuk tregohet punëdhënësi: Birn – Albania e krijuar nga SOROS)

3. Mimoza Kociu / Association of Professional Journalists of Albania (Kjo OJF është financuar nga SOROS dhe mbështet nga Instituti i Medias i krijuar si Spinoff i Fondacionit SOROS)

4. Vasilika Laçi / Civil Rights Defenders (financohet nga SOROS)

5. Remzi Lani / Albanian Media Insitute (Instituti i Medias i krijuar si Spinoff i Fondacionit SOROSdhe Remzi Lani themelues dhe kryetar për shumë vite i Bordit të Fondacionit SOROS)

6. Fatjona Mejdini / Balkan Investigative Reporting Netëork (Birn – Albania e krijuar nga SOROS)

7. Darian Pavli / Media Laëyer (Staf i Fondacionit SOROS për Reformën në Drejtësi dhe studimet i janë sponsorizuar nga Fondacioni SOROS)

8. Celik Rruplli / EU Policy Hub (EU Policy Hub është Program i Fondacionit SOROS)

9. Blendi Salaj / Nënkryetar i Këshillit të Medias (anëtar i bordeve të SOROS(Leviz Albania dhe drejtues dhe përfitues i projekteve te SOROS)

10. Ilva Tare / Ora News TV (Kryetare e Bordit të Fondacionit SOROS)

11. Amarildo Topi / Citizens Channel (Nuk tregohet punëdhënësi SOROSi cili ka krijuar programin EU Policy Hub)

12. Kristina Voko / Balkan Investigative Reporting Network – BIRN (Birn – Albania e krijuar nga SOROS)

13. Mero Baze / Tema Newspaper (Media proqeveritare)

14. Thoma Gëllçi / RTSH (Media proqeveritare)

15. Juli Ristani / Investigative shoë Fiks Fare, Top Channel TV (Media proqeveritare)

Përjashtim bën vetëm 1 gazetar që nuk ka asnjë të dhënë për lidhje me Soros:

16. Marsela Karapanco / News 24 TV

“Koinçidencë” interesante është që sot në 1 vjetorin e Zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA asnjë nga 16 gazetarët dhe aktivistët e ftuar nuk ka pasur qëndrim proTrump dhe gati të gjithë kanë bërë fushatë të egër kundër Trump!

Ja disa nga gazetarët që u përjashtuan:

Armir Shkurti, Basir Çollaku, Artan Rama, Alida Tota, Habjon Hasani, Elvi Fundo, etj etj

Ndërkohë përjashtohen të gjitha mediat që janë jashtë varësisë së Soros si FaxNews Live, Engjell Musai-Gazeta Telegraf, Gazeta Standard apo Agjencia e Lajmeve Sot 1. Po ashtu Mediat online si SYRI.net, CityNeës.al, Hashtag.al, Shuplaka, Exit News – Shpjegon Shqipërinë, Pa rrena, Gazeta Minerva, Publik.live, etj etj

Të gjitha këto media dieht që janë jashtë kontrollit sorosian dhe 1 vit më parë nuk kanë bërë fushatë kundër Trump… përkundrazi! Kanë bërë fushatë pro!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here