Berisha lëshon bombën: Vuçiç do të zëvendësojë shqiptarët në Preshevë me refugjatë, Rama e miraton

0
140

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë. Ndonëse pritej të fliste për situatën, Berisha ka folur jashtë parlamentit për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.

 

Ai deklaroi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po kërkon të ripopullojë këto treva shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe më tej. Berisha akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se po bashkëpunon me Vucic për këto qëllim.

“Denoncuam me ashpërsinë më të madhe qëndrimet albanofobe të Vuçiç dhe të Edvin Kristaq Ramës ndaj shqiptarëve të Preshevës. Në këtë periudhë mjalti midis këtyre të dy zyrtarëve me të lartë të vendeve respektive, regjimi i Vucic ka ndërmarrë masa anti-shqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva, Medvegja e Bujanovci në historinë e tyre. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe jo vetëm Ballkanit”, tha Berisha.

Ai rrëfeu më tej se Vucic ka zëvendësuar udhëheqësit shqiptarë me vasalë të tij që kanë marrë 50 vendime në një ditë, të diktuara nga Beogradi e me miratimin e kryeministrit shqiptar.

“Për këtë qëllim në dhunim të kushtetutës dhe gjitha konventave ndërkombëtare ka zëvendësuar udhëheqësit legjitimë të Preshevës me vasalë të tij, që në një mbledhje marrin 50 e ca vendime të diktuara nga Beogradi, të miratuara nga Edvin Kristaq Rama”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë sa i përket dënimeve për rastin ‘Kumanova’, Berisha tha se ka kërkuar hetim ndërkombëtar.

“Kam kërkuar hetim ndërkombëtar dhe ndëshkim më forcën më të madhe të gjithë atyre albanofobëve sllavë apo shqiptare. Ka zero interes kombëtar qeveria e Edi Ramës. Një gazetar i njohur do shprehej se kur kishte parë filmin Narkos ka menduar se çfarë sajimesh ka bërë Hollivudi për filmat, por kur skenarët e Ramës ai tha se Hollivudi ka qenë shumë mbrapa”- tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here