Skandali/ Reagon policia e Elbasanit: Ja për çfarë akuzohet biznesmeni 25-vjeçar

0
366

Një biznesmen 25-vjeçar është ndaluar nga policia e Elbasanit më 1 nëntor në fshatin Balldre të këtij rrethi dhe iu gjetën në makinë 800 mijë euro si dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me ngjarjen me një deklaratë për mediat. Në reagimin zyrtar, sërish nuk thuhet asgjë lidhur me patentat në makinë të ish ministrit:

Orest Sota akuzohet për 3 vepra penale: Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt; Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik; Fshehja e të ardhurave.

Reagimi i Policisë së Elbasanit

Lidhur me publikimin e kryetarit të PD Basha, se Policia e Elbasanit kishte fshehur një ngjarje, sqarojmë se:

Policia e Elbasanit arrestoi shtetasin O.S. dhe veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan. Në proçesverbalin e mbajtur në vendngjarje, është pasqyruar çdo dokument apo provë e bllokuar në cilesinë e provës materiale.

Si çdo procedim tjetër, njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

“Më datë 02.11.2017 nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S., 25 vjeç banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat pasi më datë 01.11.2017 në rrugën nacionale në fshatin Balldren u kap pa leje drejtimi me mjetin “Land Rover” dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe bllokuan një sasi e madhe eurosh, të cilat do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pashoqeruar me dokumentin e origjinës. Nenet 291, 242 dhe 180 të Kodit Penal”.

Policia e Elbasanit fton kryetarin e opozites, të mos përdorë burime anonime lajmi duke çuar në keqinformimin e publikut, por ta gjejë të vërtetën tek faqja zyrtare e Policisë së Shtetit.
Biznesmeni mësohet se u kap me 800 mijë euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim mjeti në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Raportohet se ai ka rrëfyer në polici se paratë ishin të babait të tij për një pagesë. Në lidhje me dy patentat e Tahirit, biznesmeni ka thënë se i kishte harruar shoferi i tij, që ishte mik me të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here