Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti, ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm në kuadër të operacioneve kundër trafikut të lëndëve narkotike. Nga Pallati i Kongreseve, ku janë prezantuar rezultatet e raportit të monitorimit nga ajri për vitin 2017, ministri italian theksoi se Shqipëria dhe Italia duhet të godasë trafikantët e drogës dhe “të paprekshmit”.
“Ne duhet të godasim trafikantët, organizatat e mëdha të trafikut të drogës, dhe të ashtuquajturit të paprekshëm, që i mbrojnë ata. Pasi në Shqipëri dhe Itali nuk ka të paprekshëm. Besoj se ky është një objektiv i rëndësishëm për realizimin e të cilit duhet të punojmë së bashku. Nga pikëpamja operative dhe shkencore, ky bashkëpunim mes dy vendeve tona, ka dhënë rezultatet të rëndësishme”, tha ministri italian.
Kushdo do te marr ate qe meriton sepse duket nga puna qe nuk po tolerohet askush.Pune e ber me efikasitet
Edhe Italia po na mbeshtet me luften kunder krimit,kjo tregon qe po punohet shume seriozisht me luften kunder krimit.
Fakti qe ai erdhi ketu do te thote qe do te kete levizje te rendesishme kunder krimit mbase dhe arrestime te rendesishme.
E nderthutur me reformen ne drejtesi kjo do shkateronte cdo koke krimi ne kete vend kushdoqofte ai.
Vetem nepermjet bashkepunimeve me jashte mund te kete rezultat efektiv lufta kaq e madhe qe po behet ne keto muaj.
Mbeshtetja e te huajve eshte nje shenje qe flet qarte per mbeshtetjen ne detyren e denjente policis .Te paprekshmit tani i kane ditet e numeruara .
Koha e te forteve dhe atyre qe ju dukej vetja “zot” ka mbaruar. Nje shtet me rregulla dhe ligje eshte duke u forcuar cdo dite. Vetem ne kete menyre do te na pranjne te huajt ne areen nderkombtare dhe hyrjen ne BE.