Policia jep detaje të reja/ Ja ‘molla e sherrit’ për të cilën kryebashkiaku u kërcënua me jetë

0
146

Një biznes i prishur në kuadër të planit urbanistik të Bashkisë Belsh është kthyer në mollë sherri mes kryebashkiakut të Belshit dhe Raja Tafanit.

Në një njoftim për ngjarjen, Policia bën me dije se ka shoqëruar 31-vjeçarin i cili kërcënoi kryebashkiakun dhe shpjegon edhe zanafillën e konfliktit:

“Shtetasit R.T., në vitin 2016 në Belsh qendër i është prishur lokali  i familjes se tij  nga ana e Bashkisë, pasi ishte përfshirë në objektet që do prisheshin në zbatim të planit urbanistik të qytetit”.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen

Më datë 31.10.2017,  rreth orës 09:30, në Stacionin e Policisë Belsh është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi  A.T, 49 vjeç, me detyrë Kryetar i Bashkisë Belsh,  se më datë 30.10.2017,  rreth orës 12:00  në aksin rrugor Belsh – Pajovë në vendin e quajtur “Fusha e bardhë” shtetasi R.T., 31 vjeç banues në Elbasan për shkak të detyrës e ka kanosur  me armë duke i kërkuar 300.000 Euro dhe një pjesë toke ku është planifikuar të bëhet godina e re e Bashkisë Belsh.

Shtetasit R.T., në vitin 2016 në Belsh qendër i është prishur lokali  i familjes se tij  nga ana e Bashkisë, pasi ishte përfshirë në objektet që do prisheshin në zbatim të planit urbanistik të qytetit.

Policia menjëherë  pas marrjes së kallzimit  nga Kryetari i Bashkisë ka bërë  kapjen dhe shoqërimin  në Stacionin e Policisë Belsh  të shtetasit R.T për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do të referohen pranë Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor  Elbasan për veprën penale të “Kanosjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here