Kryemadhi: LSI është më shumë se kurrë e vendosur për të demaskuar kryeministrin dhe zinxhirin kriminal që ai ka instaluar

0
133

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të LSI së Shkodrës. Në këtë takim, Kryemadhi shoqërohej nga Sekretari I Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe deputeti I LSI së Qarkut Shkodër, Agron Çela. Duke u ndalur në situatën aktuale politike, kryetarja e LSI tha krimi I organizuar dhe trafiku kanë kapur shtetin, ndërsa kryeministri Rama jo vetëm nuk po bën asgjë në këtë drejtim por endet si lolo ekraneve televizive. “Kryeministri është kthyer në një lolo televizive që po e shohim çdo ditë dhe më shumë. Është kthyer në një lolo qesharake por unë do ti bëja thirrje këtu nga Shkodra që ta lëshojë Lolon mos ta mbaj peng atë. Është shumë e thjeshtë, për tu çliruar dhe ai vet nga ky zinxhir kriminal i cili jo vetëm e ka kapur dhe e ka zënë fort por po i merr shpirtin dhe frymën çdo ditë dhe më shumë duke e kthyer në një personazh qesharak të Shqiptarëve”, tha Kryemadhi, e cila theksoi se LSI është më shumë se kurrë e vendosur për të demaskuar kryeministrin dhe zinxhirin kriminal që ai ka instaluar. Kryemadhi tha kryeministri Rama është jo vetëm në ikje por edhe në panik. Ajo solli në vëmendje edhe mitingun madhështor që u zhvillua në Tropojë për inaugurimin e bustit të Azem Hajdarit, ceremoni kjo e cila sipas kryetares së LSI u censurua në ekranet televizive me urdhër të kryeministrit Edi Rama. “Ajo çka ndodhi dje ishte prapë shumë e shëmtuar, për ne por tregonte frikën e një kryeministri në ikje. Kur në qytetin e Tropojës bëhej inaugurimi i bustit të Azem Hajdarit, i cili ishte një aktivitet i jashtëzakonshëm dhe kryeministri e censuroi këtë aktivitet në të gjitha mediat shqiptare”, tha ajo. Kryetarja e LSI tha se situata ekonomike në Shqipëri është alarmante, se qindra mijëra familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë, ndërsa mijëra të rinj kanë humbur shpresat për tu punësuar në Shqipëri. Ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se është në anën e oligarkëve, Kryemadhi tha se LSI nuk do të rreshti së ofruari alternativat për zhvillimin dhe luftën kundër varfërisë, “Ne jemi të vendosur në rrugën tone. Jemi të rreshtuar nga ata njerëz të cilët marrin më pak se 2 dollarë në ditë”, tha ajo. Kryetarja e LSI tha se qeveria shqiptare nuk po bën asgjë për shqiptarët, por vazhdon të favorizojë dhë të punojë për oligarkët. “Vetëm në këtë vit qeveria shqiptare ju ka hequr nga xhepat shqiptarëve 70 milion euro të cilat I ka kthyer dhe ua ka dhënë në xhepat dhe në duart e oligarkëve. Ku këto 70 milion euro të cilat u janë grabitur shqiptarëve mund të ishin e pakta 70 mijë vende pune për shqiptarët”, tha kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here