Fundi i botës është pranë? NASA: Ja çfarë e pret Tokën në vitin …

0
420

Fundi i botës? Një katastrofë në proporcione të mëdha? Mund të vijë pak a shumë në vitin 2032, ekzaktësisht më 26 gusht të këtij viti. Këtë të paktën pohojnë disa shkencëtarë ukrainaas, që sapo kanë zbuluar se pas rreth 20 vjetësh, një asteroid prej 400 metrash do t’i afrohet shumë tokës, duke rrezikuar përplasjen me planetin tonë.

Probabiliteti që tragjedia të konkretizohet është shumë i ulët për momentin, por nëse vërtet trupi qiellor do të godiste Tokën, efektet mund të jenë vërtet shpërfytyruese. Mjafton të mendosh për pasojat e goditjes që pati më 15 shkurt në qytezën e Chelyabinsk (Rusi) asteroidi prej vetëm 17 metrash.

NASA, përmes ekspertit Paul Abell, ka shpjeguar se rënia e këtij asteroidi, i mbiquajtur nga shkencëtarët ukrainas si “2013 TV135”, nuk është një kërcënim serioz. Megjithatë duhet pasur parasysh se probabiliteti për një goditje të mundshme, për momentin është 0.0021%.

“Kemi pasur nëntë ditë për ta studiuar – ka pohuar Abell – dhe do të thosha që ekziston një mundësi nga 48 mijë që të godasë Tokën”.

Sidoqoftë, edhe vëmendja e shkencëtarëve ukrainas nuk është e rastësishme. Asteroidi i fundit i madh që ka goditur Tokën ishte ai i rënë në Siberi në vitin 1908. Atëherë shkatërroi një territor prej mijëra kilometrash katrorë. Scott Hubbard, studiues i “Stanford University” është i bindur se mbrojtja e planetit duhet të përballohet më mirë. “Nëse një asteroid i madh, prej disa qindra metrash, na godet, mund të shkaktojë të njëjtën katastrofë që spastroi dinosaurët. Të mos flasim për fund të botës, por realisht mundet thjesht të shuajë civilizimin që njohim…”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here