Llalla flet për çështjen ‘Tahiri’: Kur hetohen zyrtarët e lartë, politika i godet prokurorët

0
129

Kryeprokurori i vendit, Adriatik Llalla gjatë fjalës së tij në një seminar me temë “Lufta ndaj narkotikëve” në një panel me zyrtarë të ministrisë franceze ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me trafikun e kanabisit shqiptar drejt Italisë, e mbështetjen që kanë trafikantët nga zyrtarë të lartë.

Llalla tha se kur hetohen zyrtarët e lartë, politika tenton të ndërhyjë tek prokurorët, duke iu referuar kështu indirekt rastit të dosjes “Habilaj” për të cilën kërkohet edhe arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Në Shqipëri, së fundmi, është miratuar Reforma në Drejtësi. Një prej risive kryesore të saj është krijimi i kushteve për një pavarësi të plotë të prokurorëve gjatë hetimeve të tyre. Pra, ata janë zotër të çështjes.

Por, kjo pavarësi e plotë e tyre nuk duhet dhe nuk mund të shërbejë si një mundësi për këdo faktor, të anatemojnë dhe godasin hetimet e prokurorëve. Është shumë e rëndësishme që prokurori, në çdo rast, të zhvillojë hetimet i pandikuar dhe i pa frikësuar, edhe në ato raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë publikë”, ka deklaruar ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here