Manjani: Për të qeshur e për të qarë…Janë në pushtet, madje të vetëm fare dhe akuzojnë se po i arreston opozita

0
171

Nga Ylli Manjani

Për të qeshur e për të qarë.
—�—�—�—�
Tani po bëhen vërtetë qesharakë!
Thonë se po i sulmojnë politikisht! Madje dhe po burgos politikisht opozita!

Ky është kulmi i kulmit!

Janë në pushtet, madje të vetëm fare! Siç e deshën. Me tepsi e katandi! Kontrollojnë çdo gjë, absolutisht çdo gjë! Edhe vettingun që pritet të fillojë.

Kush po i sulmon? Vartësit?! Apo opozita që ska gjë në dorë?! Po asgjë fare po fare!

Cila opozitë po i Burgos?! Opozita ka çelsat e kashtës jo të burgut!

Kujt i ankohen se na hapën barkun?!

I akuzon Prokuroria, për të mirë apo për të keq ajo e bën këtë detyrë! Atje të shkojnë dhe të rrëfehen siç bën çdo qytetar pa imunitet! Ky është standarti i shtetit ku sundon ligji njësoj për të gjithë!

Vetëm në shtetin ku sundon krimi, pushteti “ankohet” se po e sulmon politika!

Kanë rast të mbrojnë veten si burra e jo si kalamaj! Lanë nam, një ditë qajnë e ditën tjetër shajnë! Të gjithë janë fajtorë vetëm ata jo!

Nuk ndjehen në faj që droguan, por e kerkojnë fajin tek ata që flasin e i denoncojnë!

Fajin e ka Berisha, që ka dalë në pension pleqërie tashmë. Fajin e ka Meta që ka dalë në pension të parakohshëm. Faj ka Basha dhe Monika që bëjnë opozitë! Të gjithë kanë faj, vetëm kanabistët jo!

Llogjikë për të qeshur dhe për të qarë!

E përsëris: janë në pushtet dhe drejtojnë shtetin! Për fat është ende shteti, që ata drejtojnë që po i akuzon, e jo opozita!

Me akuzat e opozitës ata fituan dhe të vetëm madje!

Tani është koha të fitojnë me akuzën e ligjit! Ta gëzojnë fitoren, nëse e arrijnë, por si fillim të pranojnë të përplasen burrnisht!

Përrallat që ka treguar Maksim Gorki, ku akuzuari kthehet në akuzues, janë të vjetra!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here