Zhvillimet me Saimir Tahirin, flet për herë të parë Fatmir Xhafaj

7
480

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një konferencë ku flitej për trafikun e qënieve njerëzore e ktheu vëmendjen tek altualiteti e zhvillimet e fundit me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

 

Ndonëse pa ia përmendur emrin, Xhafaj foli për trafikantë, prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për moskapjen e tyre.

“Fjalime të tëra, emisione dhe shkrime pafund adresohen për trafikun e trafikantët, emrat e të cilëve janë bërë temë e ditës më shumë se asgjë tjetër, ndërkohë duhet të flisnim për thelbin e problemit, për mënyrën si do duhet të përballemi me dukuri të tilla që janë dukuri pa ngjyra dhe pa parti. Të flisnin shumë më pak disa nga politikanët tanë.”,- tha ai edhe pse nuk e specifikoi cilës ngjajre iu drejtua.

Mes të tjerash Xhafaj theksoi se shumëkush mund të flas për trafikun dhe trafikantët, por harron prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

“Të gjithë flasim për trafikun dhe trafikantët, por harrojmë të ngrejmë zërin për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që kanë shpërdoruar detyrën. Të gjithë flasin për trafikantë dhe trafik, por shumë pak flasin për ata punonjës policie të ndershëm. Ndaj, është rasti t’ju shpreh mirënjohje të veçantë të gjithë veprimtarëve të policisë, që i janë përkushtuar me devotshmëri këtij profesioni. Mirënjohje për gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që kanë bërë drejtësi përballë trafikantëve. Mirënjohje të veçantë të gjithë punonjësve të policisë trima, që shpëtojnë jetët njerëzore dhe u shpërbejnë drejtësisë.”, përfundoi Xhafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

7 COMMENTS

  1. Organizatat kriminale sic shikohet po mundohen tishpetojne syrit te drejtesis por kjo esht e pamundur perderisa kemi dhe mbeshtwtjwn w ndwrkombetareve si nje shtys ose indicje qe ju jepet institucioneve tona per te cuar deri ne fund vendosjen w drejtesis

  2. Jam i gezuat qe kemi nje minister qe gezon mbeshtwtje nga ndekombetaret dhe qyetaret per punen e tij . Shpresoj qe policia te luftoje ndaj krimit dhe bandave

  3. Njeriu kaq lehte hidhet posht e shqiptaret keshtu jane te gjithe.nuk presin shpjegim, nuk dine asgje e serish vetem kritikojne e harrojne te mirat qe ben nje institucion apo nje njeri

  4. Punet e mira behen avash avash ska per te ndodh mrekullia brenda nje ore ore njerez qe njeher se moret mundimin per ti shikuar gjerat ashtu sic esht

  5. Nuk e kuptoj se si media keqinformon publikun dhe i ben propagante krimit. Ndonjeher me vjen keq per veten se ku kam fatin te jetoj

  6. kemi te bejme me nje situate e cila do te zgjidhet shume shpjet me procesin e vettingut ku te gjithe do te marrin ate qe meritojne.fillimi i mbare eshte gjysma e punes,themi ne.keshtu qe tani na mbetet te presim per efektet pozitive ,sepse noramlisht nuk brehen gjerat me magji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here