Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Arrestimi është bërë në Bergamo pasi në makinën e të riut shqiptar karabinierët gjetën 2 kilogramë kokainë të pastër.
Bëhet fjalë për një 33-vjeçar shqiptar, me disa precedentë të vegjël kriminalë. Siç shkruajnë mediat italiane, ai ishte ndaluar nga karabinierët në rrugë.
Por menjëherë i riu kishte nisur të nervozohej, duke ngritur dyshimet tek karabinierët. Këta të fundit kishin vendosur që të kontrollonin më imtësisht makinën. Gjatë kontrollit i janë gjetur edhe 2 kilogramë kokainë e pastër.
Droga ishte fshehur në fundin e sediljeve.