Saimir Tahiri ndërron mendje, nuk shkon në prokurori, lajmëron konferencë

0
193
Ndërsa pritej që të shkonte në Prokurorinë e Përgjithshme për një takim që e kishte kërkuar po vetë, duket se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndërruar mendje.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për SYRI.net se ishte lënë një orar fiks kur Tahiri duhej të vinte në ambientet e institucionit të akuzës, por ky orar ka kaluar dhe ish-ministri nuk është dukur në ambientet e prokurorisë.

Këto burime thanë se Saimir Tahiri duhej të paraqitej në prokurori në orën 12:30 të mesditës, por deri në orën 13:15 minuta nuk ka shkuar.

Në këtë situatë, kryeprokurori Adriatik Llalla ka vendosur të largohet nga zyra e tij, për shkak të angazhimeve të tjera të ditës.

Ndërkaq ish-minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri ka lajmëruar për një konferencë në orën 16:00.

Saimir Tahiri është kushëriri i Moisi Habilajt, kreut të një organizate të trafikut të kanabisit i cili u arrestua dje në Katania, Itali. Në përgjimet e bëra publike sot nga media italiane, Habilaj përmend Saimirin si personit që do ti jepte 30 mijë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here