Njoftim i Ambasadës: Ja ç’do të ndodhë me Lotarinë Amerikane dhe ata që janë regjistruar deri tani

0
158

“Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para.” – Kështu ka njoftuar sot Ambasada Amerikane në Tiranë, pas problemeve teknike që shfaqi aplikimi për Lotarinë.

Sipas ambasadës, “të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë.

Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019).

Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here