Arrestohet ‘i famshmi’ Moisi Habilaj, reagon Endrit Braimllari: Pse po hesht kryeministri? Janë provat e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar

0
260

Në një postim në fb, ka reaguar dhe deputeti Braimllari ku kërkon një përgjigje nga Kryeministri.

Ja statusi i tij i plotë:

Pse hesht kryeministri pas arrestimit të Habilaj.

Policia italiane raporton për shkatërrimin e një grupi të strukturuar që merret me trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve. Ndër të arrestuarit është dhe një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, besnik i Edi Ramës. Gjithë shqiptarët i kanë të freskëta fotot e Habilaj me drejtorët e Policisë së Vlorës.
Kjo është prova e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Ishin këto grupe të strukturuara kriminale që me paratë e krimit dhe pjesëmarrjen e tyre deformuan vullnetin e shqiptarëve. Krimi i organizuar e mban peng kryeministrin. Ai nuk ndahet dot nga këto grupe kriminale sepse është i zhytur kokë e këmbë. Kjo është lidhja e Rilindjes me krimin e organizuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here