Tragjike/ Maskat e armatosura dhunojnë punonjësit e HEC­it

0
157

Gjashtë punonjës të HEC­it të Valikardhës në Bulqizë raportohet se janë dhunuar këtë të martë nga 7 persona të armatosur dhe me maska.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte, ndërsa policia e Bulqizës është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Mësohet se 2 prej 6 personave të lënduar kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në kujdesin intensive të mjekëve.

Banorë të zonës kanë kundërshtuar gjithmonë ndërtimin e HEC­it dhe janë shprehur kundër ndryshimit të rrjedhës së lumit në Mat, çka sipas tyre do kishte pasoja të rënda të ekosistemit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here