Gjatë ditës së nesërme parashikohet një rritje temperaturash, në krahasim me këtë të hënë.
Gjatë paradites, pritet që moti kryesisht i kthjellët të dominojë thuajse gjithë vendin, por gjatë mesditës vranësira lokale shfaqen në zonat qendrore.
Sipas “Meteoalb”: Pasditja vijon me kthjellime në territor, përjashtuar zonat lindore ku do ketë vranësira të përkohshme.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por një rritje me 2 – 3°C pritet për vlerat termike të mesditës.