Në vijim të konsultimeve për buxhetin e vitit 2018, kryeministri Edi Rama, u ndal në qytetin e Lezhës. Gjatë fjalës së tij ai reagoi edhe nga kritikat e bëra nga analistë por dhe specialistë të ekonomisë, p-ër përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVXSH-së, të cilënata e konsiderojnë mjaft të rrezikshme.
Lidhur me këtë çështje Rama tha se as specialistët por as opozita nuk kanë kurajën ta shohin problemin në sy.
Sipas tij kjo është mënyra më e mirë për i dhënë fund informalitetit.
“Vijmë në këtë fazë pasi kemi bërë një cikël të konsiderueshëm dëgjesash publike në qarkun e Lezhës. Kemi marrë jo pak informacione dhe në një moment ku duhet të ndërmarrin disa hapa, qoftë nga pikëpamja e shtet-ndërtimit, e shfrytëzimeve kapitale. Kemi nisur një operacion të rëndësishëm, duke e çuar në një fazë të re inforamlitetin. Ky operacion do të vazhdojë, do të përfshirë të gjitha bizneset në skemën e TVSH.
Është ndërtuar një front, me ose pa dashje i bëhet mbrojtje informalitetit. Pasi të pretendosh që të mbash akoma një pjesë të aktivitetet, një pjesë të aktivitetet në tërësi, për piramidën jashtë skemës së TVSH, do të thotë që mos ta kuptosh ose mos të kesh kurajo që ta shohësh në sy një problem real që krijohet për shkak të hapësirës që bëhet evazion nga kompaninë të mëdha që shfrytëzojnë bizneset e vogla. Dhe fusin në xhepat e tyre pjesën tjetër”, tha Rama.