“Institucionet e reja të Vetingut janë gati të fillojnë punën që sot.” Kështu ka deklaruar sot para medias, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
“Me përcaktimin e strukturës, pagave dhe godinës, këto institucione sot janë gati dhe tani mbetet të tregohet nga ana e tyre vullneti për fillimin e këtij procesi,” tha Gjonaj.