Një aksident me një të vdekur ka ndodhur në Greqinë fqinjë.
Sipas mediave greke, viktima është një shqiptar, i cili teksa ishte duke udhëtuar i vetëm me makinë në autostradën Giannitsa – Alexandria gjatë paradites, humbi kontrollin e mjetit.
Makina përfundoi në kanal.
Mediat greke raportojnë se shqiptari është i moshës 50-vjeçare, ndërsa nuk bëjnë të ditur identitetin e tij.
Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.