Italiani gjen kuletën me 500 euro, ia dorëzon shqiptares

0
354

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Itali. Një adoleshent italian ka gjetur një kuletë me 500 euro, si dhe një sërë dokumentesh brenda tij, dhe pa u menduar dy herë e ka dorëzuar atë në polici, raportojnë mediat shqiptare.

Sipas “Ansa” kuleta e gjetur nga 17-vjeçari italian i përkiste një vajze shqiptare, 20-vjeçare, e cila kishte shkuar të qëndronte disa ditë tek vëllai i saj në Itali, përcjell albinfo.ch.

Sipas mediave shqiptare, ngjarja në fjalë është regjistruar në San Fruttuoso të Gjenovës.

Pasi adoleshenti kishte dorëzuar në polic kuletën, kjo e fundit kishte arritur të komunikojë me vajzën shqiptare përmes rrjetit social “Facebook”. Ajo e kishte falënderuar publikisht italianin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here