Harrohen’ miratimet e ligjeve, ja me çfarë do të merren edhe sot deputetët në parlament

0
238

Pavarësisht se nga legjislatura e kaluar kanë ngelur “peng” mjaft projektligje që presin për t’u votuar, duket se parlamenti i ri nuk është ende gati për të kryer funksionin e tij themelor.

Edhe në seanca plenare të parashikuar për ditën e sotme në orën 10:00 nuk parashikohet votim për ligje të reja.

Në rendin e ditës, krahas procedurave standarde është parashikuar diskutimi i vetëm 4 projektvendimeve të Kuvendit, pavarësisht se ka disa projektligje ende pezull.

Programi parashikon votimin me shumicë të thjeshtë për projektvendimet e mëposhtme:

Për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore
Për ngritjen e nënkomisionit “Për diasporën dhe migracionin”
Për ngritjen e nënkomisionit “Për qeverisjen vendore
Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme”

Seanca do të vijojë me njoftimin e ngritjes së grupeve të miqësisë, para se të kalojë në diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here