Me biblioteka gjoja online do ta gënjeni rininë studentore?!

0
175
Nga Artan Fuga 

Ja foto nga njëra nga dhjetrat sallat e një biblioteke të zakonshme e një universiteti të zakonshëm publik në Europën e Bashkuar.

Një bibliotekë komuniste, puniste!

Nga ata që ka me qindra atje. Një bibliotekë falas, falaaaaaaas. Me fonde të hapura, shko gjej librin dhe studio, përkthyer në gjuhën vendase, që mbulon të gjitha programet mësimore të të gjitha profileve të studimit, me salla të mëdha për studim. Merre libri në shtëpi dhe mëso!

Dhe kur lexoj në këto copat e letrave që ekipi anglezo-shqiptar i akreditimit i paska kërkuar Universitetit të Tiranës thjesht të krijojë akses për studentët te baza të dhënash bibliotekash online, më erdhi për të qeshur!

Më erdhi edhe për të vjellë!

Biblioteka online!!!

Me kaq do ta gënjeni rininë shqiptare!

Me libra që nuk lexohen veç në anglisht, – gjuhë e bukur, kod i pamatë i shkencave – por që studentët në pjesë të madhe nuk dinë ta lexojnë e kuptojnë, sepse vijnë për ibret nga shkolla e mesme, të pa specifikuara për procesin mësimor, që nuk mund t’i marrin me vete për t’i studjuar, pa specifikat e detajuara për profilet mësimore, pa integruar rastin shqiptar dhe ballkanik, që nuk mund të nënvizohen, këtë që çdo kafe – internet mund ta bëjë për çdo pijanec tavolinash a baresh birrarish!

Bibliotekat online në vetevete nuk kanë asgjë të keqe, ato janë një avantazh që na e ofron teknologjia. Por, ato nuk mjaftojnë aspak për të bërë një universitet!

Pa biblioteka duam të integrohemi në hapësirën europiane universitare ne?  Ta harrojmë!  Ne e kemi izoluar rininë nga kultura botërore!

Ore mos kanë budallallepsur edhe anglezët !!!

Bibliotekë gjigande për studentët në çdo qytet. Por, kjo nuk është punë as e Universitetit të Tiranës as e Universitetit të Lanabregasit.

Duhen investime publike! Universitete pa biblioteka gjigande nuk ka!

Mos u mashtroni!

Akreditues akreditoni politikat arsimore, mos u tallni me rininë studentore dhe me pedagogët që duan të punojnë!

Vend pa biblioteka dhe pastaj për të fshehur paaftësinë – një slogan : Universiteti publik në litar!

Cfarë komedie!

Por, do ta them se kush e mban peng kështu këtë gjendje mizerabël kur librat në bibliotekat shqiptare janë mi-ze-ra-bel!

O të shkretët anglezë, ta dinë se ku i kanë futur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here