Flet njeriu i Presidentit Trump për Ballkanin: Luftë qeverisjeve autoritare e të korruptuara

0
161

Presidenti Donald Trump mesa duket nuk e ka kaq larg vëmendjes Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë është kujdesur të emërojë njeriun e ri që nga dita e djeshme ka marrë në duar drejtimin e diplomacisë së re amerikane në rajon.

Wess Mitchell është Ndihmës/Sekretari i ri Amerikan i Shtetit që pason në detyrë paraardhësit e tij Viktorja Nuland, e dorëhequr me 25 janar 2017 sapo Trump erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë, e pasuar në këto muaj nga Hot Bryan Yee.

Zoti Yee në koordinim me ambasadorët aktualë në Shkup dhe Tiranë arriti të zgjidhë krizat e brendshme politike, ndërsa pasuesit të tij Michelll i mbetet barra që t’i çojë përpara interesat amerikane në këtë rajon.

Duke folur për vendet e ish-bllokut komunist, Ndihmës Sekretari i ri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Wess Mitchell ka kritikuar qeverisjet autoritare dhe korrupsionin në rritje.

Wess Mitchell, Ndihmës/Sekretari Amerikan i Shtetit:

“Në një farë mënyre ne dhe Perëndimi në përgjithësi, është në lufte me ata që kanë realizuar në praktikë idetë e tyre për qeverisje autoritare në disa shtete në Europë dhe Azi. Ata i kanë krijuar mundësi të përdorin forma hibride të qeverisjes. Korrupsioni në çdo shtet në tranzicion mbetet një problem i sigurisë tonë kombëtare. Ka faktorë të jashtëm gjeopolitikë që po përpiqen të shfrytëzojnë problemet e qeverisjes në këto shtete. Do t’i kërkoj Moskës t’i japë fund aktiviteteve destabilizuese në Ballkan”.
Me ardhjen në detyrë në administratën Trump të shefit të ri për Ballkanin duket se kanë nisur edhe orientimet e reja ndaj zhvillimeve politike në këto shtete. Në Shqipëri ambasadori Lu, në detyrë që nga dhjetori 2014 kërkoi publikisht nga qeveria aktuale të reagojë ndaj 4 klaneve dhe 20 familjeve që kontrollojnë trakun e drogës dhe të dënohen peshqit e mëdhenj që po pengojnë vettingun. /Klan+

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here