Luçiano Boçi: Ju tregoj “gafën” e Ramës në takimin me Haradinajn, një skandal

0
188

Kryeminstri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj ka realizuar vizitën e parë në Shqipëri ku ka zhvilluar disa takime me homologun e tij Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe disa zyrtarë të lartë të tjerë.

Ky takim ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht të deputetëve të opozitës.  Deputeti demokrat Luçiano Boçi duket se është treguar i kujdesshëm në çdo fjalë që ka thënë Edi Rama duke konsideruar si “gafë” pjesën ku ky i fundit ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO i shërben më shumë Serbisë sesa Kosovës.

“Gafa” e papranueshme e Ramës në takim me Haradinaj:
“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO i shërben më shumë Serbisë se sa Kosovës”!!!????
Madje Rama shkoi më tej.
Argumentoi se serbët në Kosovë kanë trashëgimi kulturore më të madhe se sa shqiptarët.
Në këtë pikë kjo është një skandal.”, reagon Boçi pas fjalëve të Ramës.

KOMENTI I PLOTË I BOÇIT

Gafa” e papranueshme e Ramës në takim me Haradinaj:
“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO i shërben më shumë Serbisë se sa Kosovës”!!!????
Madje Rama shkoi më tej.
Argumentoi se serbët në Kosovë kanë trashëgimi kulturore më të madhe se sa shqiptarët.
Në këtë pikë kjo është një skandal.
Pasuria etno-kulturore e shqiptarëve është më e madhe se ajo serbe dhe kjo është e provuar.
Madje dhe kishat e stilit bizantin të Deçanit, mendohet se janë ndërtuar mbi bazamentet e kishave më të vjetra të stilit romano-gotik me arkitekturën e së cilës serbët nuk kanë asnjë lidhje.
Rama thjesht foli me gjuhën e Vuçiç e shumë -çiçëve të tjerë që parashtrojnë një tezë të tillë dhe teza të tjera anti-shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here