Ish kryeministri Sali Berisha, me një status ironik në faqen e tij në Facebook, paraqet atë që ai e quan “Buletini javor i sukseseve luftarake te Narko-shtetit”.
“Në Narko-Shtetin e Norieges institucionet duhen pushtuar me tritol dhe kallashnikov”, shprehet Berisha, teksa vijon:
Te dashur miq, sukseset e fundit te kumbareve te droges ne shtetin e Norieges kete jave ishin:
– Sulmi me bresheri kallashi nga narkobandat Rama-Don Lala, te zevendesdrejtorit te policise se Elbasanit, rruges kryesore te trafikut te heroines nga Afganistani drejt Europes me mesazhin: Guxo polic, guxo!!
– Sulmi me bresheri kallashi nga narkobandat e Norieges dhe partise se tij kunder shefit te krimeve te Lezhes, rruges kryesore te trafiqeve te veriut drejt Italise me mesazhin: Guxo polic, guxo!!
– Sulmi me eksplozion tritoli para gjykates se Tiranes me mesazhin: Guxo gjykates, guxo!!
Ky ishte buletini javor i sukseseve luftarake te narkobandave te Norieges!!