Tragjedi në Kukës/ Adoleshentja e zhdukur gjendet e varur në litar

0
200

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kukësit, ku një 17-vjeçare e cila u denoncua e zhdukur nga babai i saj është gjetur e varur me litar.

Policia e Kukesit njoftoi sot se adoleshentja me iniciale A.H ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 2.09.2017,  është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai,  B.H, i cili ka denoncuar largimin e saj nga banesa.

Por, pas gjetjes së trupit, mbi vajzën u krye ekspertiza mjeko-ligjore, e cila konstatoi se në trup nuk ka shenja dhune si dhe dyshohet se është vetvarur.

Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet për  veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here